I dënuar për vrasje, shijaksi kapet me armë në brez

schedule08:52 - 8 Tetor, 2019

schedule 08:52 - 8 Tetor, 2019

Policia ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një person të dënuar për vrasje në vitin 1997.

Pavarësisht se ishte i dënuar dhe kërkohej ai lëvizte me armë në brez duke bërë që policia të organizonte një plan operacion të posaçëm për kapjen e tij.

Abcnews.al mëson se i arrestuar quhet Gentian Balla.

“Në momentin që Policia ka ndërhyrë për të ndaluar ndaluar automjetin, 40-vjeçari G. B., banues në Shijak ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur edhe armën e zjarrit në tokë, por është kapur dhe prangosur në flagrancë nga shërbimet e policisë, të cilat kishin ngritur perimetër sigurie për të mos lejuar largimin e tij”, bën me dije policia.

Policia thekson se i arrestarit është person me rrezikshmëri të lartë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje”, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.

Në momentin që ka kuptuar operacionin e policisë, Balla ka braktisur makinën e tij, ndërsa i janë kapur në mjet edhe 13 fishekë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!