Piramida hap dyert për liderët europianë/ Macron dy ditë në Tiranë, të martën takim me Begaj e Ramën

schedule15:19 - 10 Tetor, 2023

schedule 15:19 - 10 Tetor, 2023

“Piramida e Tiranës do të mirëpresë të hënën liderët kryesorë të BE-ë dhe Ballkanit. Edi Rama do të presë këtu Emanuel Macron presidentin e Francës, Olaf Scholtz kancelarin gjerman, si dhe presidenten i KE-së Ursula Von Der Leyen dhe kreun e Këshillit Evopian, Charsl Michel”.

Axhenda e Samitit të Berlinit, që për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve politikë të BE-së, fillon në orën 11 paradite, dhe mbyllet në orën 19 të mbrëmjes.

Gjatë 8 orëve, në dy sesione të ndryshme liderët do të diskutojnë mbi perspektivën e rajonit, fuqizimin ekonomik të tij dhe një integrim me faza, dhe BE-ja do të konfirmojë edhe një herë mbështetjen e saj mbi Ballkanin Perëndimor, duke synuar të mbajë të fortë frymën pro-europiane.

Kosova dhe Serbia pritet të jenë kryefjalë pas konfliktit të fundit, me Prishtinën që do të përfaqësohet nga Albin Kurti dhe Beogradit me Ana Brnabic.

Do të nënshkruhet mes vendeve të rajonit një marrëveshje për njohjen e kualifikimeve profesionale, si dhe do të inagurohet edhe Kolegji i Evropës.

Në fund, në orën 18, do të mbahet një konferencë shtypi mes Edi Ramës, Ursula Von Der Leyen dhe Charls Michel.

Por presidenti Francez Emanuel Macron do të rrijë në Tiranë dy ditë, edhe t martën, duke kryer një vizitë zyrtare e para e këtij niveli e Francës në Shqipëri. Në këtë kuadër, ai do të takohet edhe me presidentin Bajram Begaj.

Agjenda e plotë e samitit 

E hënë, 16 tetor

11:00 – Mbërritja, fotograti të liderëve me Pritësit e Samitit

Vendi: Piramida, Bulevardi “Deshmoret e Kombit”

11:30 – Fjala e hapjes (3 minuta)

H.E. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

H.E. Olaf Scholz, kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë

H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

H.E. Charles Michel, President i Këshillit të BE-së

12:00 – Sesioni I Punues: “Integrimi i Rajonit në Tregun Unik dhe përmirësimi i konvergjencës me BE-në”

Vendi: Salla kryesore e Piramidës

Formati: 1+2

Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)

13:30 – Foto familjare

14:00 – Dreka e punës: “Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe çështjet dypalëshe: Drejt një paradigme të re evropiane”

Vendi: Restoranti Padam

Formati: 1+0

Delegatët janë të ftuar të bashkohen në një zonë të veçantë brenda restorantit

15:30 – Sesioni II i Punës: “Mbështetja e Tranzicionit të Gjelbër dhe Dixhital në Ballkani Perëndimor: Sfidat dhe mundësitë për investime dhe rritje”

Vendi: Salla kryesore e Piramidës

Formati: 1+2

Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)

16:45 – Përurimi i Kolegjit të Evropës, Tiranë

Përshëndetje nga znj. Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Evropës, Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit, Znj. Majlinda Dhuka, Sekretare e Shtetit për Integrime Evropiane, Shef Negociator

H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

H.E. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Ora 17:30 – Nënshkrimi i Marrëveshjes Rajonale për Njohje Reciproke të Kualifikim profesional

Vendi: Piramida

17:45 – Konferencë e përbashkët për shtyp

H.E Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

H.E. Olaf Scholz, kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë

H.E Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

Vendi: Piramida

18:30 – Ceremonia e hapjes së Piramidës

Video projeksion i Piramidës

Fjalimet (Kryetari i AADF, Përfaqësues i TUMO-s, Kryetar i Bashkisë Tiranë, Kryeministri Rama)

Shfaqje me dritë

Turne me guidë në Piramidë

Demonstrimi i Robotikës

Bashkëshortët e liderëve janë gjithashtu të ftuar t’i bashkohen kësaj ngjarjeje dhe turneut

19:30 – Fundi i eventit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!