Netta Barzilai, fituesja e Eurovision 2018, shkoi pranë ushtarëve izraelitë për t’i ofruar ndihmën e saj. 30-vjeçarja Netta që në momentin e parë është në krah të vendit të saj, duke ndihmuar në mënyrën e saj.
Këngëtarja izraelite ishte së bashku me të atin pranë ushtarëve që po luftojnë, për t’i furnizuar me gjërat e nevojshme si dhe me ushqime, të cilat i mblodhi përmes donacioneve.
Madje, Netta është fotografuar me ta ndërsa e kanë falënderuar për kontributin e vyer. Ajo vetë ka ndarë në Instagram shumë ‘Story’ nga donacionet dhe nga takimi i saj me ushtarët.
“Po përpiqem ta bëj këtë video sepse mendoj se është shumë e rëndësishme që njerëzit të dinë vërtet se çfarë po ndodh këtu. Deri më tani mbi 200 njerëz janë vrarë, 15,000 janë plagosur. Njerëz, ende nuk e dimë se sa janë, janë pengje, gra, fëmijë, ushtarë janë marrë peng me dhunë. Të tjerët kërkojnë të dashurit e tyre…”, ka shkruar ajo në një nga mesazhet./abcnews.al