Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Gaza, shkon në 687 numri i palestinezëve të vrarë

schedule22:52 - 9 Tetor, 2023

schedule 22:52 - 9 Tetor, 2023

Ministria e Shëndetësisë me qendër në Gaza ka bërë të ditur se numri i palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite në Gaza është rritur në 687. Ministria njoftoi se numri i të vdekurve përfshin 140 fëmijë dhe 105 gra, ndërkohë numri i të plagosurve nga sulmet izraelite është rritur në 3.726.

Ministria e Punëve të Brendshme në Gaza tha se ushtria izraelite ka “intensifikuar agresionin e saj”, duke kryer qindra bastisje. Ministria konfirmoi se objektivat izraelite në Gaza ishin ndërtesat e banimit dhe objektet publike, përfshirë xhamitë.

Ushtria izraelite, nga ana e saj, konfirmoi se ka goditur mbi 500 objektiva gjatë sulmeve të natës në Gaza, të cilat siç pretenduan ata, ishin objektiva që i përkisnin grupeve të Hamasit dhe Xhihadit Islamik.



Të shtunën, grupi i rezistencës Hamas me bazë në Gaza nisi operacionin “Tufani i Aksasë” kundër Izraelit, duke lëshuar një breshëri raketash. Grupi tha se sulmi i befasishëm ishte në përgjigje të sulmit të xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve hebrej.

Ushtria izraelite në hakmarrje nisi një operacion kundër grupit Hamas në Rripin e Gazës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Izraelit, të paktën 900 izraelitë janë vrarë dhe mbi 2.600 të tjerë janë plagosur në luftime.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!