Lufta në Izrael/ BE-ja “ngrin” fondet e zhvillimit prej 691 milionë eurosh për Palestinën

schedule16:17 - 9 Tetor, 2023

schedule 16:17 - 9 Tetor, 2023

Bashkimi Evropian njoftoi “ngrirjen” dhe rishikimin e fondeve dhe projekteve zhvillimore për palestinezët, në shumën prej 691 milionë eurosh, pas njoftimeve të mëparshme nga Austria dhe Gjermania.

Sipas komisionerit Oliver Varchelli, “shkalla e terrorizmit dhe brutalitetit kundër Izraelit dhe popullit të tij është një pikë kthese. Nuk mund të ketë procedurë të zakonshme në këtë kontekst. Si donatori më i madh për palestinezët, Komisioni Evropian po vë në shqyrtim të gjithë portofolin e tij të zhvillimit, me një vlerë totale prej 691 milionë eurosh.

Më herët, Austria njoftoi se po pezullonte ndihmën financiare për palestinezët në shumën totale prej rreth 19 milionë eurosh për një sërë projektesh në përgjigje të sulmit të përgjakshëm të Hamasit kundër Izraelit, njoftoi sot ministri i Jashtëm i vendit Alexander Sullenberg.

Konservatorët neutralë të Austrisë në pushtet kanë miratuar një nga qëndrimet më pro-izraelite në BE në vitet e fundit.

Flamuri izraelit u valëvit në zyrën e kancelares dhe në ministrinë e jashtme.

“Madhësia e tmerrit është e tillë që ne nuk mund të kthehemi në punë si zakonisht. Prandaj do të ngrijmë të gjitha pagesat nga paketa e bashkëpunimit për zhvillim për momentin,” tha Sullenberg për radiostacionin ORF.

Sullenberg nuk bëri dallim mes Gazës, enklavës palestineze të sunduar nga Hamasi, dhe Bregut Perëndimor shumë më të madh, të sunduar nga Autoriteti Palestinez i mbështetur nga Perëndimi nën Presidentin Mahmud Abbas, lëvizja e të cilit, Fatah, është kundërshtare e Hamasit.

Nga ana e saj, Gjermania fqinje njoftoi se ndihma zhvillimore për territoret palestineze për këtë vit dhe vitin e ardhshëm është pezulluar përkohësisht ndërsa shuma e saj është në shqyrtim të plotë, njoftoi sot në Berlin një zëdhënës i Ministrisë së Bashkëpunimit për Zhvillim.

Ministria është zotuar të sigurojë rreth 125 milionë euro në bashkëpunimin dypalësh të zhvillimit për territoret palestineze për këtë dhe vitin e ardhshëm, shtoi zëdhënësi.

Ministrja e Bashkëpunimit për Zhvillim, Svenia Sulce e Partisë Social Demokratike në pushtet tha sot se qeveria ka qenë gjithmonë e kujdesshme që paratë të përdoreshin vetëm për qëllime paqësore.

Sot, ministrja tha se nuk po sigurohet asnjë financim për momentin, por e pyetur nga gazetarët nëse kjo do të thoshte se Gjermania po ngrinte ndihmën, ajo u përgjigj se “në këtë fazë nuk do ta përdor fjalën “ngrirje” pasi jemi në mes një luftë dhe formulimi nuk korrespondon me situatën në terren. Ne jemi në kontakt me partnerët tanë atje dhe po shqyrtojmë gjithçka”, tha ajo gjatë një konference për shtyp.

Ministria e Bashkëpunimit për Zhvillim nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për të dhënë më shumë detaje.

Sullenberg tha se Austria do të vlerësojë projektet specifike përpara se të vendosë se si të vazhdojë në bashkëpunim me partnerët e saj brenda dhe jashtë BE-së