E pazakontë, çifti izraelit rrëfen se si arritën të ‘manipulojnë’ anëtarësit e Hamasit që mos i merrnin peng

schedule14:48 - 9 Tetor, 2023

schedule 14:48 - 9 Tetor, 2023

Kur sirenat e raketave në hyrje ranë të shtunën në mëngjes, Rachel Edri dhe bashkëshorti i saj nxituan në strehën nëntokësore të shtëpisë së tyre në qytetin jugor të Izraelit, Ofakim.

Pak kohë më vonë, pesë anëtarë të Hamasit hynë në shtëpi duke thyer xhamat, duke pretenduar se ishin oficerë policie, por duke folur me njëri-tjetrin në arabisht. Ata e detyruan gruan izraelite dhe burrin e saj të ngjiteshin lart, ua thyen celularët dhe u bënë pyetje ndërsa kërkonin nëpër dollape, tha Edri për median izraelite Walla.

“Ata më drejtuan armën në kokën time”, tha gruaja izraelite. “U thashë se duhej të injektoja insulinë duke u përpjekur t’i shpërqendroja nga fakti se ne kemi fëmijë që janë oficerë policie. Unë u ofrova kola dietike dhe ujë .’

Anëtarët e Hamasit i thanë Edri se ata janë “heronj” dhe se fëmijët e tyre mbështesin veprimet e tyre. Herë pas here ata kontrollonin nëpër dritare për të parë nëse dikush do të vinte për të shpëtuar pengjet.

Rachel Edri tha se ajo bëri shaka me anëtarët e Hamasit në një përpjekje për të fituar kohë derisa forcat speciale të mbërrinin për ta shpëtuar atë dhe burrin e saj. “Unë u thashë atyre, ‘Unë do t’ju mësoj hebraisht dhe ju do të më mësoni mua arabisht. E kuptova që bëhej fjalë për jetë a vdekje”, tha ajo.

“Papritur, rreth mesnatës, dëgjuam njerëzit e forcave speciale që hynë në shtëpi ”, tha ajo, duke treguar frikën që ndjente se bashkatdhetarët e saj do ta vrisnin aksidentalisht.”

Në vend që të na vrisnin, terroristët e Hamasit vrapuan të fshiheshin në vende të ndryshme derisa i gjetën dhe i vranë.

Dua të falënderoj policinë. Ata janë heronjtë tanë ”, tha ajo.

/abcnews.al