Zëdhënësi i forcave izraelite të mbrojtjes, Daniel Hagari theksoi mëngjesin e së hënës se Izraeli është “në kontroll” të të gjitha komuniteteve dhe për momentin nuk ka luftime brenda vendit. Megjithatë, ai shtoi se është e mundur që të ketë ende militantë të Hamasit në territorin izraelit.
Ai shtoi se janë evakuuar të gjitha komunitetet pranë gardhit kufitar. IDF është në proces të kryerjes së sulmeve ajrore intensive, çdo katër orë, në Rripin e Gazës. Qindra objektiva janë duke u sulmuar dhe Izraeli po synon vetëm vendet ku terroristët janë të pranishëm, shtoi zëdhënësi.
Izraeli ka thirrur deri tani 300,000 rezervistë. Duke adresuar raportet për mungesa në pajisjet e IDF, zëdhënësi këmbënguli se kishte pajisje dhe ushqim të mjaftueshëm. Numri i të vdekurve të Izraelit është rreth 700, 73 prej të cilëve janë ushtarë. /abcnews.al