Konfiskohen pasuritë e ish gjyqtarit/ Guxim Zenelaj u hetua nga SPAK pas dorëheqjes para vetingut

schedule09:40 - 9 Tetor, 2023

schedule 09:40 - 9 Tetor, 2023

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK duke vendosur konfiskimin e pasurive të ish-gyqtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj.

Pas këtij vendimi për llogari të shtetit do të kalojnë toka, apartamente dhe garazhde, që jane konfiskuar ne kuader të hetimeve të nisen ndaj ish-gjyqtarit per deklarim te rreme tē pasurise, pasi ai u dorëhoq nga detyra para se t’i nenshtrohej procesit te Vettingut.

Ish-magjistratit i’u konfiskuan pasuritë, me argumentin se ato janë përfituar nga burime te paligjshme. Sipas njoftimit z të SPAK, thuhet se jane sekuestruar 1000 m2; toke ne Porto Palermo, Himarë-Vlorë, 2 bodrume ne Ishull-Shengjin Lezhë; 3apartamente dhe një siperfaqe 218.06 m2, po ne Ishull-Shengjin Lezhë. Nga hetimet e deritanishme të SPAK, rezulton se Zenelaj nuk i justifikonte keto pasuri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!