Ka shqetësim për gjendjen e Pauolo Dybala, pasi argjentinasi u dëmtua në gju gjatë ndeshjes Genoa-Roma. Pas një përplasje me Prati, argjentinasi u rrëzua përtokë në minutën e 36’ të pjesës së parë dhe menjëherë vuri duart në fytyrë prej dhimbjeve.
Pas ndërhyrjes së mjekëve të Romës, lojtari u largua i dëshpëruar nga fusha. Edhe reagimi i Mourinhos i cili kapi flokët me duar, ngjalli frikën se mund të jetë diçka serioze. Diagnoza e parë flet për traumën e ndrydhjes në gjurn e majtë, por shkalla e vërtetë e dëmtimit, për të kuptuar nëse ka pasoja në ligament, do të mësohet të hënën ose të martën.
Përplasja gju më gju është një nga ato dëmtime që jep dhimbje të madhe, por shpresa e vetme e Romës është që dëmtimi të jetë me pasojë të një trauma të fortë, dhe jo këputje ligamenti. Analizat mjekësore do të sqarojnë më mirë situatën dhe do të kuptohet gjendja e Dybala.
Për momentin, nuk ka asnjë optimizëm për Mourinho i cili është i përgatitur se mund të humbasi për disa kohë një nga lojtarët më kyç të skuadrës së tij./h.ll/abcnews.al