Pësoi fraktura të rënda në kafkë pas një konflikti me bashkëmoshatarët, 14 vjeçari nga Korça transportohet drejt Traumës

schedule08:26 - 9 Tetor, 2023

schedule 08:26 - 9 Tetor, 2023

Adoleshenti që mbeti i plagosur mbrëmjen e së dielës në Korçë është transportuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

14 vjeçari u plagos pas një konflikti me disa bashkëmoshatarë, të cilët e goditën me sende të forta në kokë, duke i shkaktuar fraktura të rënda në kafkë.

Burime nga spitali thanë mbrëmjen e së dielës për gazetarin Roland Beqiraj se 14-vjecari ndodhej në reaminacion dhe pritet të dërgohet drejt kryeqytetit për mjekim të specializuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!