Kapja e izraelitëve dhe dërgimi i tyre në Gaza është një krim lufte.
Kështu u shpreh ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, duke folur me gazetarët në selinë e OKB-së, shkruan Al Jazeera.
OKB thotë se ky vit ka qenë viti më vdekjeprurës për palestinezët që kur filloi numërimi i vdekjeve në vitin 2006.
Para fillimit të përshkallëzimit më të fundit, më shumë se 200 palestinezë ishin vrarë nga zjarri izraelit që nga fillimi i këtij viti, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë./abcnews.al