Barcelona është ndalur në La Liga, duke humbur pikë të rëndësishme në ndjekje të Real Madridit kryesues.
Ekipi i drejtuar nga Xavi, nuk ka marrë më shumë se një pikë në transfertën përballë Granadës së Myrto Uzunit.
Granada shënoi pas vetëm 17 sekondash me Brajan Zaragoza. Ishte pikërisht i njëjti futbollist i cili dyfishoi shifrat pak më vonë, pasi përfitoi nga orientimi i plotë i katalanasve drejt sulmit.
Jamal shkurtoi diferencën para fundit të pjesës së parë teksa e dyta foli tërësisht për Barcelonën që kërkoi me ngulm golin e radhës. Atë e gjeti në fund me Serxhi Roberton, duke siguruar të paktën një pikë nga ky duel./abcnews.al