VIDEO/ “Parisienët” rikthehen te fitorja, kampionët e Ligue 1 triumfojnë ndaj Rennes në “Roazhon Park”

schedule22:41 - 8 Tetor, 2023

schedule 22:41 - 8 Tetor, 2023

“Parisienët” e Luis Enrique janë rikthyer te fitorja pas barazimit ndaj Clermont dhe humbjes në Champions League, ndaj Neëcastle, teksa në “Roazhon Park” kanë mundur me rezultatin e thellë, 1 me 3, skuadrën e Rennes, në përballjen e javës së 8 të Ligue 1.

Dy gola në pjesën e parë të sfidës nga Vitinha e Achraf Hakimi, në minutat 32’ e 36’, si dhe një gol i “yllit” francez, Randal Kolo-Muani, në minutën e 58’ nxorrën totalisht të “pavlefshëm” golin e e Amine Gouiri të shënuar në minutën e 56’ të ndeshjes, duke siguruar kështu fitoren për skuadrën e teknikut spanjoll.

Me këtë fitore, “gjigandët” e Paris Saint-Germain ngjiten në vendin e 3-të të renditjes, me 15 pikë pas 8 javëve të para të kampionatit, ndërsa skuadra e Rennes mbetet në vendin e 8 të tabelës, me 11 pikë të grumbulluara. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Vitinha, 1-0:

Goli i Achraf Hakimi, 2-0:

Goli i Amine Gouiri, 1-2:

Goli i Randal Kolo Muani, 1-3: