VIDEO/ Ndëshkohet Napoli, Brekalo tund rrjetën e Meret

schedule20:54 - 8 Tetor, 2023

schedule 20:54 - 8 Tetor, 2023

Supersfida e mbrëmjes së kësaj të diele në Serie A ka nisur me shumë vrull, me “violët” e Fiorentina që u kanë mjaftuar vetëm 5 minuta për të gjetur golin e avantazhit përballë “bluve” të Napoli.

Nga një përgjumje e mbrojtjes së Napoli përfiton “bomberi” kroat, Josip Brekalo, i cili pasi rrëmben topin brenda zonës napoletane ndëshkon portierin Meret, me një goditje diagonal me portën. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: