Uzuni e nis si titullar ndaj “katalanasve”, publikohen formacionet e sfidës Granada-Barcelona

schedule20:33 - 8 Tetor, 2023

schedule 20:33 - 8 Tetor, 2023

Në orën 21:00, Granada e Myrto Uzunit do të presë në “Estadio Nuevo Los Carmenes”, “katalanasit” e Barcelona, në përballjen e vlefshme për javën e 9 të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i vendasve Paco Lopez i ka rreshtuar djemtë e tij me formulën 4-4-2, ku në portë është Ferreira e para tij Neva, Miquel, Rubio e Sanchez. Në mesfushë janë pozicionuar Fernandez, Gumbau, Villar e Zaragoza, ndërsa dyshja e sulmit përbëhet nga Boye dhe “bomberi” i Kombëtares sonë, Myrto Uzuni.

Në krahun tjetër, tekniku Xavi i ka rreshtuar “katalanasit” e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë si zakonisht është pozicinuar gjermani Marc-Andre ter Stegen. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Joao Cancelo e Alejandro Balde, me qendrën që mbulohet nga Kounde dhe Christensen. “Dirgjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Gavi, Gundogan, Fermin Lopez, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Joao Felix, Ferran Torres e Lamine Yamal. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zytare: