Pushohen nga puna më shumë se 2700 nënpunës shtetëror në Turqi

schedule13:18 - 24 Dhjetor, 2017

schedule 13:18 - 24 Dhjetor, 2017

Më shumë se 2700 nënpunës shtetërorë janë pushuar nga puna në Turqi me akuzën se kanë lidhje me rrjetin e imamit Fetullah Gulen. Mes tyre janë ushtarakë, akademikë dhe personel universitar.
Një tjetër valë dënimesh në Turqi pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti në 15 korrik të 2016-s. Më shumë se 2700 nënpunës shtetërorë mes të cilëve ushtarakë dhe personel universitar janë pushuar nga puna me akuzën se kanë lidhje me grupe terroriste.
Me anë të dy dekreteve të qeverisë të publikuar në gazetën zyrtare janë pushuar nga puna 637 ushtarakë, 360 anëtarë të xhandarmërisë dhe 150 akademikë dhe personel universitar. Sipas Ankarasë ideatori i grushtit të shtetit është Fethullah Gulen, manjati dhe predikuesi islamik i cili nga viti 1999 jeton në ekzil në Pensilvani. Rreth 50 mijë persona janë arrestuar dhe më shumë se 110 mijë nënpunës shtetëror janë pushuar nga puna me akuzën se kanë lidhje me Gulen, pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!