Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon me avionë luftarakë Rripin e Gazës

schedule15:24 - 8 Tetor, 2023

schedule 15:24 - 8 Tetor, 2023

Forcat ajrore izraelite kanë nisur sërish një sulm tjetër në Rripin e Gazës.

“Forcat Ajrore nisën një sulm të fuqishëm ajror në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) po sulmojnë objektivat në zonat pranë gardhit kufitar në Beit Hanon, të cilat përdoren nga organizata terroriste Hamas për të kryer sulme kundër shtetit të Izraelit”, thuhet në deklaratë.

Sulmi vjen pas vendimit të qeverisë Netanyahu për të aktivizuar nenin 40 të Kushtetutës, i cili është i barabartë me një shpallje lufte.

Dhe ndërsa sulmet ajrore po intensifikohen, ushtria izraelite duket se ka nisur sulmet për ndërhyrje tokësore në Gaza, me qëllim lirimin e pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi gjatë pushtimit të Izraelit mëngjesin e të shtunës.

Për momentin, Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) po përpiqen të përcaktojnë numrin e saktë të pengjeve që janë rrëmbyer dhe janë drërguar në Rripin e Gazës (sipas informacioneve nga mediat izraelite, është më shumë se 100).

Qëllimi kryesor i IDF është “stabilizimi i mbrojtjes, mbrojtja e kufijve dhe kujdesi për komunitetet e njerëzve”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!