Ambasadori palestinez në Britaninë e Madhe ka dhënë një mesazh ndaj sulmeve të Hamasit që kanë lënë të vdekur deri në 600 izraelitë. I pyetur nga Sky News nëse ai i dënon sulmet, Husan Zomlot tha se ekziston një “fiksim për të dënuar dhe për të fajësuar viktimat”.
“Njerëzit tanë po luftojnë për jetën e tyre”, thotë ai.
Ai tha se dy milionë njerëz në Gaza janë marrë peng nga Izraeli në 16 vitet e fundit.
“Ne kemi të drejtë të themi mjaft,” tha ai.
Zomlot tha se 13 milionë palestinezë kanë qenë subjekt i “shtypjes sistematike” për më shumë se 100 vjet.
/abcnews.al