VIDEO/ “Festival” golash në “Weserstadion”, Hoffenheim fiton në “frymën e fundit” ndaj Werder Bremen

schedule20:45 - 7 Tetor, 2023

schedule 20:45 - 7 Tetor, 2023

Festival golash në përballjen Werder Bremen-Hoffenheim, me sfidën e fundit të pasdites të së shtunës, në Bundesliga, që ka përfunduar me fitoren 2 me 3, të miqve në mitikun “Weserstadion” të Bremenit.

Sipari i golave u çel që në mintuën e 8 me anë të Beier dhe vetëm 9 minuta më vonë, Schmid vendos baraspeshën, në sfidën e “zjarrët” mes këtyre 2 klubeve. Mirëpo, pjesa e parë nuk mbaroi me kaq, pasi në mintuën e 29’ Skov dhuron një asist perfekt për Grischa Promel, i cili nuk fal portierin kundërshtar me një goditje potente, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin, 1 me 2.

Me fillimin e pjesës së dytë vendasit u hodhën në sulm për të gjetur golin e barazimit, goli i cili erdhi vetëm në minutën e 91’-të falë danez Jens Stage, por sërish nuk përfundon me kaq, pasi vetëm 1 minutë më vonë, Marius Bulter dërgon topin në rrjetën e skuadrës së Werder Bremen për t’u rikthyer kështu te fitorja pas një humbjeje ndaj Borussia Dortmund.

Me këtë rezultat, skuadra e Hoffenhem ngjitet në vendin e 4-t të renditjes, me 15 pikë pas 7 javëve, duke regjistruar kështu 5 fitore dhe 2 humbje në këtë fillim kampionati. Në krahun tjetër, skuadra e Werder Bremen mbetet në vendin e 14 të renditjes, me 6 pikë pas 7 javëve kampionat. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: