“Udhëheqja e Hamasit mori vendimin për të sulmuar Izraelin në mënyrë të paprovokuar”, tha Ron Prossar.
Ambasadori i Izraelit në Gjermani akuzoi Iranin se qëndron pas sulmit të sotëm të grupit militant palestinez Hamas ndaj Izraelit dhe u zotua se përgjegjësit do të ndëshkohen.
“Ne do të bëjmë gjithçka, jo vetëm për të mbrojtur veten, por edhe për të ndëshkuar të gjithë ata që janë përgjegjës”, u shpreh ai për radiostacionin Deutschlandfunk.
Udhëheqja e Hamasit mori vendimin për të sulmuar Izraelin në mënyrë të paprovokuar, tha ai, duke shtuar se Irani ishte gjithashtu fajtor.
“Për ne është e qartë se Irani është prapa”, vlerësoi ambasadori dhe komentoi se Teherani po bën gjithçka për ta çuar rajonin në luftë.
Prosor e quajti atë një sulm “monstruoz” ndaj civilëve dhe u zotua se do të kishte pasoja.
“Raketat po lëshohen pa pushim, shtëpitë digjen dhe civilët po merren peng. Populli i Gazës duhet ta dijë se udhëheqja e Hamasit me të vërtetë e ka marrë vendimin dhe do të jetë përgjegjës për atë që po ndodh tani.“/abcnews.al