Edhe ekspertët zgjedhorë në Shqipëri bien dakord se Kosova i kryen zgjedhjet më me cilësi e shpejtësi në Shqipëri. Anëtarët e KQZ-së sonë veçojnë se shpejtësia e rezultatit ndikohet nga fakti se numërimi bëhet aty ku votohet, ndërsa të gjithë bien dakord se besimi i palëve politike tek administrata zgjedhore në Kosovë është më e lartë se në Shqipëri. Ndjekim qëndrimet e Klement Zgurit, Bledar Skënderit dhe Kristaq Kumes.
Kosova i nxorri rezultatet paraprake të votimeve të së djelës brenda pak orësh, duke sfiduar Shqipërinë në shpejtësinë e këtij procesi.
Anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi tregon për ABC News se pse Shqipëria e hoqi këtë formë numërimi që në vitin 2005. SINK BLEDI
Ish kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume, vecon se edhe kur Shqipëria i numëronte kutitë aty ku votohej, prapë nuk kishte paqe.
Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri pranon realitetin.
Për Bledar Skënderin politikanët kosovarë dallojnë nga ata shqiptarë dhe në një pikë tjetër.
Mungesa e frikës nga ligji është problem i Shqipërisë edhe për Kristaq Kumen.
Ky është një rast për të drejtuar sytë nga Komisioni i Reformës Zgjedhore.
Bledar Skënderi nuk mendon që reforma do të ndryshojë formulën e numërimit.
Për Kristaq Kumen, edhe një element tjetër e nxjerr Kosovën shumë përpara nesh.
Në Kosovë, brenda 10 vjetëve shtet, morën pjesë në votim përmes postës, edhe emigrantët, çështje të cilën Shqipëria nuk po e zgjidh edhe kur ka kaluar 100 vjet shtet. /ABC News Albania 24/7