Dy tërmetet me magnitudë 6.3 goditën pjesën perëndimore të Afganistanit mëngjesin e sotëm, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.
Epiqendra ishte 25 milje në veriperëndim të qytetit të Heratit dhe u pasua shpejt nga një pasgoditje me magnitudë 5.5, raportoi USGS.
Sipas autoriteteve të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur. /abcnews.al