Sulmi në Gaza/ Presidenti palestinez: Populli ynë ka të drejtë të vetëmbrohet

schedule11:53 - 7 Tetor, 2023

schedule 11:53 - 7 Tetor, 2023

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas përmes një deklarate tha se populli i tij ka të drejtë të mbrohet kundër “terrorit dhe trupave pushtuese të Izraelit”, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Grupi militant i Hamasit lëshoi dhjetëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin.

Sulmi i sotëm ishte më seriozi që nga lufta 10-ditore midis Izraelit dhe Hamasit në vitin 2021, mediat izraelite raportuan përleshje midis grupeve militante palestineze dhe forcave të sigurisë në qytete në jug të Izraelit.

Mohammed Deif, një komandant i lartë ushtarak i Hamasit, njoftoi nisjen e operacionit në mediat e Hamasit, duke u bërë thirrje palestinezëve kudo që janë të luftojnë. /abcnews.al