BURREL– Policia e Burrelit ka vënë në pranga dy të rinj për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Ata dyshohet se ishin bashkëpunëtorë në sigurimin dhe shitjen e kanabisit te nxënësit në shkollat e Burrelit.
Të arrestuarit janë për Xhesildo Canameti, 24 vjeç, si edhe Erald Kolën, 31 vjeç. Ky i fundit rezulton i dënuar më parë për veprën penale ‘Falsifikimi i monedhave’.