Empoli u sfidua me Udinese këtë të premte në kuadër të javës së tetë të Serie A.
Në minutën e 75’, Adrian Ismajli ka lënë fushën e lojës pasi mbrojtësi i kombëtares shqiptare është dëmtuar dhe nuk ka mundur të vazhdojë më tej sfidën.
Shpresohet të mos jetë asgjë serioze për mesfushorin e talentuar, pasi më 12 tetor është sfida e rëndësishme kundër Çekisë në “Air Albania”./h.ll/abcnews.al