Tregu i përbashkët rajonal/ Beqiri: Kosova nën masa, afekton bashkëpunimin me vendet e tjera

schedule20:28 - 6 Tetor, 2023

schedule 20:28 - 6 Tetor, 2023

Ballkani i Hapur është iniciativa për të përshpejtuar krijimin e tregut rajonal të përbashkët. Ky proces i nisur nga BE, është marrë në dorë nga vetë liderët e Ballkanit.

Në një lidhje me Skype për “Sheshin e Dollarit”, Zana Beqiri, drejtore e Dhomës së Tregtisë së Kosovës, u shpreh se Kosova tashmë është në masën ndëshkuese prej BE dhe kjo natyrisht që kjo nuk përkthehet shumë mirë sa i përket bashkëpunimit rajonal.

“Tani siç e dini Kosova është në një periudhë tjetër, jemi duke u përballëm me një krisje që patëm tani rishtas në Veri të Kosovës. Po ashtu për shkak të politikës si duket, mirëpo në periudhën e kaluar Kosova tashmë është në masën ndëshkuese prej BE dhe kjo natyrisht që kjo nuk përkthehet shumë mirë sa i përket bashkëpunimit rajonal dhe sicilido në fakt”.

Më tej, ajo tha se prej një kohe të gjatë, Kosova importin kryesor e ka pasur prej Serbisë, por me zhvillimin e tregjeve të tjera rajonale, është orientuar dhe nga tregje të tjera.

“Prej një kohe të gjatë, Kosova importin kryesor e ka pasur prej Serbisë. Me kalimin e kohës, me zhvillimin e tregjeve të tjera rajonale, është orientuar dhe nga tregje të tjera. Që do të thotë, më pas problemet e tjera që kishim në veri me shtetin e Serbisë, orientimi u bë prej bizneseve që të bëhej importi i shumicës materiale prej vendeve të tjera. Në këtë raport, ka përfituar mjaft dhe Shqipëria si ekonomi, pastaj Maqedonia, pastaj është ngritur importi dhe prej Malit të Zi dhe prej vendeve të tjera”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!