Skena të shëmtuara janë shkaktuar pas ndeshjes AZ Alkmaar–Legia që përfundoi 1-0 në raundin e dytë të Conference League.
Pasi huliganët polakë goditën një polic holandez gjatë ndeshjes, forcat e sigurisë bllokuan autobusin e klubit mik pas ndeshjes. Oficerët e policisë e bënë këtë ndërsa lojtarët e Legias po sistemoheshin në autobus.
Ata ishin të rrethuar nga një kordon policor dhe kur Josue dhe Radovan Pankov i pyetën pse po e bënin këtë, futbollistët e Legias u arrestuan.
Gazetarët polakë theksojnë se kjo është bërë me përdorimin e forcës, pas së cilës lojtarët janë dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje.
Presidenti i Legias, Dariusz Mioduski, protestoi kundër kësaj, dhe pamjet nga autobusi i skuadrës polake dëshmojnë se policia e goditi atë në kokë disa herë për shkak të kësaj.
Gazetarët polakë raportojnë se disa anëtarë të tjerë të stafit stërvitor të Legias u rrahën me shkopinj dhe se trajneri i fitnesit ishte në gjendje të rëndë.
Legia refuzon të largohet nga Holanda derisa policia të lirojë Josue dhe Pankov./ h.ll/abcnews.al
Kibice zdążyli przywyknąć do agresywnych zachowań policji i ochrony. Dzisiaj o ich uprzejmości przekonali się nasi piłkarze, których nie chciano wypuścić ze stadionu pic.twitter.com/q8i8nrYOYN
— Marcin Bodziachowski (@Bodziach_LL) October 5, 2023
?Josue prowadzony w kajdankach przez policję do radiowozu. Nieprawdopodobne zdarzenia w Alkmaar. @sport_tvppl pic.twitter.com/iltohCgeCy
— Piotr Kamieniecki (@PKamieniecki) October 5, 2023