Shkencëtarët kanë njoftuar se kanë konfirmuar prova që tregojnë se njerëzit kanë banuar në kontinentin amerikan midis 21,000 dhe 23,000 vjet më parë.
Në vitet 1980, u shfaqën prova të forta për 14,500 vjet prani njerëzore në Monte Verde, Kili, dhe që nga vitet 2000, vende të tjera para-Clovis janë bërë gjerësisht të pranuara, duke përfshirë një vend 15,500-vjeçar në Teksasin qendror.
Datimi me radiokarbon i farave në gjurmët e fosilizuara të zbuluara në shtetin amerikan të New Mexico në 2009 zbuloi se njerëzit ishin të pranishëm në kontinent midis 21,000 dhe 23,000 vjet më parë.
Disa arkeologë kanë argumentuar se gjetjet mund të jenë të meta, duke deklaruar se farat e bimës së ujit Ruppia cirrhosa të ekzaminuara në studim mund të tërheqin atomet e karbonit nga uji.
Hulumtimi tjetër u fokusua në përcaktimin e moshës së polenit të konifereve nga bimët tokësore të gjetura në gjurmët e këmbëve duke përdorur metodën e radiokarbonit.
Në hulumtimin, i cili përdori të paktën 75,000 kokrra polene, u konstatua se poleni i haloreve është i moshës së njëjtë me farat e bimës Ruppia cirrhosa.
Shkencëtarët përcaktuan gjithashtu se kur kokrrat e kuarcit në fosil u ekspozuan për herë të fundit ndaj dritës së diellit duke përdorur një metodë për përcaktimin e moshës të quajtur “luminescence e stimuluar optikisht”. Studimi tregoi se fosilet janë të paktën 21.500 vjet të vjetra.
Artikulli shkencor i hulumtimit është publikuar në revistën “Science”./abcnews.al