Suedia ka miratuar një tjetër paketë për Ukrainën, me vlerë 199 milionë dollarë, e përbërë kryesisht nga municione dhe pjesë këmbimi për sistemet e dhuruara më parë, tha të premten ministri i mbrojtjes Pal Jonson.
Paketa e re e ndihmës ushtarake do të jetë e 14-ta e Suedisë për Ukrainën që nga fillimi i luftës, duke e çuar vlerën totale të ndihmës së tillë të vendit nordik në pak më shumë se 22 miliardë korona.
Jonson tha në një konferencë për shtyp se qeveria gjithashtu kishte ngarkuar zyrtarisht forcat e armatosura për të analizuar nëse Suedia do të ishte në gjendje të dërgonte avionë luftarakë Jas Gripen në Ukrainë.
/abcnews.al