Trump i zbuloi biznesmenit australian informacione të klasifikuara për nëndetëset bërthamore amerikane

schedule09:02 - 6 Tetor, 2023

schedule 09:02 - 6 Tetor, 2023

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump i zbuloi informacione të klasifikuara për nëndetëset bërthamore amerikane një biznesmeni australian, pak pasi ai u largua nga Shtëpia e Bardhë për një takim në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, sipas mediave amerikane.

Duke cituar dy burime të paidentifikuara me njohuri për këtë çështje, Neë York Times raportoi se biznesmeni australian është Anthony Pratt, kreu i një prej kompanive më të mëdha të paketimit në planet.

Sipas ABC Neës, e cila raportoi për herë të parë lajmin, Pratt ua kaloi informacionin e klasifikuar mbi nëndetëset amerikane “njerëzve të shumtë, duke përfshirë më shumë se 12 zyrtarë të huaj, disa nga stafi i tij dhe një grusht gazetarësh”.

Zbulimet e Trump ka të ngjarë të vënë në rrezik flotën bërthamore të SHBA.

Pratt u takua me Trump në rezidencën e këtij të fundit në Palm Beach, Florida në prill 2021 dhe i tha atij se ai mendonte se Australia duhet të blinte nëndetëse nga SHBA, raportoi ABC Neës.

Në bisedën e tij me biznesmenin australian, Trump zbuloi të paktën dy pjesë kritike të informacionit në lidhje me aftësitë e nëndetëseve amerikane, të tilla si “sa koka bërthamore ato mbajnë dhe sa afër mund t’i afrohen nëndetëseve ruse pa u zbuluar”.

/abcnews.al