Për ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, kjo është vizita e parë në Shqipëri. Ky takim konsiderohet si përgatitje e samitit të të radhës të Procesit të Berlinitmë 16 tetor në Tiranë. Pjesëmarrjen në këtë takim Baerbock do ta shfrytëzojë edhe për bisedime me homologun shqiptar si dhe me kryeministrin e Shqipërisë.
Nisma e Procesit të Berlinit e ndërmarrë më 2014 nga kancelarja Angela Merkel synon arritjen në këto vende të standardeve, normave dhe praktikave të BE-së. Me Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Shqipërinë ndërkohë po zhvillohen bisedimet e antarësimit. Bosnje-Hercegovina konisderohet si kandidate për antarësim ndërsa Kosova si kandidate e mundshme për antarësim.
“Të gjitha palët të intensifikojnë angazhimin për afrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”
Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock (nga partia Të Gjelbërit) para nisjes për në Shqipëri bëri thirrje që të gjitha palët duhet të intensifikojnë angazhimin për afrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. “BE-ja duhet ta mbajë fjalën e dhënë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të çojnë përpara reformat e nevojshme”, deklaroi Baerbock. Sipas saj, shumë vende kanë bërë përparime, “megjithatë vazhdimisht përjetojmë edhe hapa pas, krijohen hendeqe të reja, që duhen kapërcyer në rrugën drejt BE-së.” Si shembull ajo përmendi ndër të tjera sulmin ndaj një patrulle policie më 24 shtator në Kosovë, ku mbeti i vrarë një polic kosovar.
Njerëzit në Ballkanin Perëndimor kanë vendosur për rrugën për në BE. Shtetet “presin janë duke pritur ndërkohë gjatë që të zenë vendin e tyre në tryezën” e BE-së, deklaroi më tej Baerbock. Pikërisht për të rinjtë është “mëse e qartë, që e ardhmja e tyre është në BE”.
Takimi i radhës i Procesit të Berlinit sivjet zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor. /DW