E quajti shpifës pasi i numëroi katet e kullave, Bardhi: E sfidoj Bashën në prokurori

schedule13:27 - 5 Tetor, 2023

schedule 13:27 - 5 Tetor, 2023

Pasi e quajti shpifës në kuvend, Gazment Bardhi sfidon Lulzim Bashën të shkojë në prokurori për akuzat që ngriti ndaj tij në seancë plenare.

Pasi humbi zgjedhjet, i fut një kontratë me porosi për dy kate në kullën më të shtrenjtë në Tiranë, kulla në hyrje të liqenit.

Më shumë kohë kalon në zyrën e arkitekturës se sa me të bërin opozitë. Herë tjetër ti bëjë llogaritë mirë. Nuk jam avokat i askujt. Sa i takon kullës 64 kate, I kujtoj se nuk kam shkuar unë në garazhdet e pronarit të kullës, por ka shkuar z.Basha. Transaksionet nuk janë transparente. Nëse unë kam shpif e sfidoj të më cojë në gjykatë. Të vijë të përballet me të vërtetën. Familjarët e z. Basha janë e vetmja aleancë me kullat.” -u shpreh Bardhi./abcnews.al