Foto ilustruese
Fëmija 3 vjeç është dërguar në një klinikë për të mbushur një dhëmbë për shkak të dhimbjes. Pasi i ka bërë mjeku grafinë, u ka thënë prindërve se fëmija ka nevojë për 13 apo 14 dhëmbë për rregullim.
Për shkak të numrit të lartë të dhëmbëve është vendosur të ndërhyhet me narkozë. Pasi ka mbaruar, fëmija nuk është zgjuar dhe mjeku u ka thënë shkoni në shpi se do të zgjohet. Edhe në shtëpi 3-vjeçari nuk është zgjuar dhe kanë telefonuar klinikën, por nuk u kanë hapur telefonin.
LEXO EDHE: E rëndë në Tiranë/ 3-vjeçari ndërron jetë pas mjekimit te dentisti
Më pas e kanë dërguar në pediatri dhe në gjendje kome ka qëndruar 2 ditë dhe ka ndërruar jetë.
Policia ka bërë veprimet e para, është marrë në pyetje mjeku dhe stafi i klinikës dhe kanë deklaruar se i kanë dhënë sasinë e duhur, sipas tyre, të ilaçeve të narkozës.
Rasti është referuar në prokurori për veprë penale “neglizhencë në mjekim”, e cila konsiderohet sipas Kodit Penal si kundravajtje penale dhe jo vepër penale. Policia dhe prokuroria po presin autopsinë e 3-vjeçarit për të kryer veprime të tjera.
Po ashtu mësohet se Urdhri i Stamatologut ka nisur verifikimet për këtë rast./abcnews.al