Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca është shprehur se nuk ka asgjë më të keqe se sa padrejtësia gjatë fjalimit të mbatjur gjatë ceremonisë së diplomimit të 25 magjistratëve.
“Prokurorët dhe gjyqtarët janë si mjekët, ose shpëtojnë jetë ose shkatërrojnë”, tha Soreca duke shtuar se nuk ka gjë më të keqe se sa padrejtësia dhe drejtësia e vonuar.
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe zv.ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Leyla Moses Ones, ai i OSBE-së Borchardt gjithashtu dhe prokurorja e përgjithshme Arta Marku.
Moses Ones deklaroi se të diplomuarit duhej të bëheshin agjentë të ndryshimeve në Shqipëri ndërsa Marku u shpreh se sistemi është në reformë të thellë dhe për këtë arsye vështirësitë janë të mëdha./abcnews.al/

