Conference League/ Ballkani pret kroatët në “Fadil Vokrri”, Legia e Muçit drejt transfertës holandeze

schedule10:56 - 5 Tetor, 2023

schedule 10:56 - 5 Tetor, 2023

Pas përfundimit të ndeshjeve të raundit të dytë të fazës së grupeve, të UEFA Champions League, ku padyshim nuk mungoi as spektakli, këtë të enjte do të zhvillohen plot 16 sfida të tjera, kësaj radhe të vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve të UEFA Conference League.

Kështu, në grupin A, “gjigandët” francezë të Lille do të udhëtojnë drejt Ishujve Faroe aty ku do të sfidohen nga vendasit e Klaksvkik, me këta të fundit që për herë të parë në historinë e tyre arritën një kualifikim historik në kupat evropiane. Në përballjen tjetër të këtij grupi, sllovenët e Olimpia Ljubjana, skuadër pjesës e së cilës është dhe talenti shqiptar, Redi Kasa do të përballen në “derbi” ndaj sllovakëve të Slovan Bratislava.

Në grupin B, belgët e Gent do të “mirëpresin” izraelitët e Maçabi Tel Aviv, ku objektivi kryesor është padyshim sigurimi i 3 pikëve të para në këtë kompeticion, ndërsa në sfidën tjetër, islandezët e Breidablik do të presin në “shtëpinë” e tyre ukrainasit e Zorya Luhansk, sfidë që pritet të jetë goxha e luftuar mes këtyre 2 skuadrave.

Në grupin C, i quajtur ndryshe “grupi i ferrit” i këtij kompeticioni, “dardanët” e Ballkanit të Ilir Dajës do të presin në “Fadil Vokrri”, “gjigandët” korat të Dinamo Zagreb, në një përballje ku padyshim pritet spektakli në fushën e blertë dhe pse jo një sukses historik i “dardanëve”. Në përballjen tjetër, kazakët e Astana, të cilët eleminuan në fazën “play-off”, “demat e kuq” të Partizanit do të presin në “shtëpi”, çekët e Viktoria Plzen, me të dy ekipet që do të kërkojnë fitoren për të mbetur në garën e kualifikimit për në fazën tjetër.

Në grupin D, “shqiponjat” turke të Besiktas do të presin në “Tupras Stadium” të Stambollit, zviceranët e Lugano, ku padyshim fokusi i skuadrës turke do të jetë te sigurimi i 3 pikëve të para në këtë sezon të Conference League. Spektakolare pritet të jetë sfida tjetër e këtij grupi, ku në Norvegji, kampionët vendas të Bodo/Glimt do të presin në “shtëpinë” e tyre, “gjigandët” belg të Club Brugge.

Në grupin E, polakët e Legia Warzaw, skuadër pjesë e së cilës është dhe “ylli” shqiptar i sulmit, Ernest Muçi do të udhëtojnë drejt transfertës holandez, të AZ Alkmaar, në një sfidë që pritet të jetë e zjarrë dhe e mbushur me gola. Në përballjen tjetër të sfidës, “gjigandët” anglezë të Aston Villa do të kërkojnë fitoren e parë në këtë kompeticioni, ndaj boshnjakëve të Zrinjski, me këta të fundit që në sfidën e parë “shokuan” holandezët e Alkmaar, duke përmbysur rezultatin e sfidës nga 0 me 3, në 4 me 3.

Në grupin F, “violët” e Fiorentina do të kërkojnë në “Artemio Franchi” 3 pikët e para të këtij sezoni në Conference League, me nënkampionët e turneut që do të përballen me hungarezët e Ferencvaros, ndërsa në sfidën tjetër, serbët e Cukaricki do të ndeshen me blegët e Genk, sfidë kjo që pritet të përfundojë me fitoren e miqve, duke krahasuar dhe “organikën” e të dyja skuadrave.

Në grupin G, skocezët e Aberdeen, të “freskët” nga një fitore “magjike” ndaj skuadrës së Rangers do të presin në “shtëpinë” e tyre, finlandezët e HJK Helsinki, ndërsa në sfidën tjetër të grupit pritet një përballje spektakolare, teksa në “Tolumba Stadium” të Selanikut, vendasit e PAOK do të presin “shqiponjat” e Eintracht Frankfurt, në një përballje që pritet të tregojë më shumë, mbi skuadrën që do të marrë në “dorë”, “frerët” e këtij grupi.

Në grupin H, atë të fundit, “fenerët” e Stambollit, Fenerbahce do të udhëtojnë drejt transfertës sllovake, të Spartak Trnava, ku padyshim objektivi i vetëm është fitorja, duke parë dhe skuadrën e fortë, që turqit kanë arritur të krijojnë pas një merkatoje të suksesshme vere, ndërsa në sfidën tjetër të këtij grupi, nënkampionët danezë të Nordsjaelland do të presin kampionët bullgarë të Ludogorets.

Ndërkaq, kutjojmë se përsa i përket orarave, sfida e vlefshme për grupet, A, B, C dhe D do të stërtojnë në orën 18:45, ndërsa sfidat e mbetura të 4 grupeve të tjera do të nisin nga ora 21:00. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!