Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Lista Serbe arriti fitoren më bindëse në historinë e saj në këto zgjedhje duke fituar dhjetë vende në Parlamentin e Kosovës.
Përmes një konference të jashtëzakonshme për shtyp, Vuçiç deklaroi se pjesëmarrja e madhe e serbve të Kosovës në këto zgjedhje është një mesazh se ata janë më të fortë tani.
Rezultatet pas pasqyrimit të më shumë se 96% të votave nga KQZ
Ndërkohë, Vuçiç nuk harroi të cekë faktin se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë shumicën e votave duke theksuar se nuk ishte një gëzim për të pasi me këtë parti bisedimet mund të ishin më të vështira. /abcnews.al/