SHBA gati për asosacion/ Haziri: Amerika i ka ofruar siguri të madhe Kosovës

schedule16:43 - 4 Tetor, 2023

schedule 16:43 - 4 Tetor, 2023

Uashingtoni është i gatshëm ta këshillojë Kosovën për krijimin e Asociacionit për komunat me shumicë serbe.

Lidhur me këtë nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri, u pyet në “Ballkan Update”, nëse po futen SHBA në dialogun Kosovë-Serbi me një rol më thelbësor, duke e lënë BE që të jetë lokomotiva e dialogut.

Haziri u shpreh se Amerika i ka ofruar siguri të madhe Kosovës, jo vetëm me pjesëmarrjen në këshillim, por dhe në siguri në rendin kushtetues

“Ambasadori amerikan në Prishtinë komfirmoi në linjën që presidentja Osmani propozoi me një herë pas aksionit të 24 shtatorit duke deklaruar që qeveria e Kosovës duhet të ndërtojë draft-dokument, një vizion të saj. Kjo ka qene pak a shumë linja e saj. Por ambasadori amerikan në Prishtinë vazhdoi linjën e Escobarit. Zoti Escobar ka tani disa muaj që ka ofruar garancione dhe ekspertët amerikanë kanë ofruar sigurinë jo vetëm me pjesëmarrjen në këshillim, por dhe në siguri në rendin kushtetues, që të mos lejojnë amerikanët diçka që krijon jofunksionalitetin e shtetit të Kosovës, që të preket sovraniteti, rendi kushtetues, territori i Kosovës. U desh kjo situatë e fundit e 24 shtatorit si dëshmi mbi gjakun e ndjerit Bunjaku dhe reagimin e njësive të specializuara që ta ndërtojmë një besim më të madh në njësitë amerikane”, tha ai./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!