SHKODËR- Policia ka përmbyllur fazën 18 të operacionit kundër kultivimit të kanabisit në zonën e Shkodrës.
Prej nisjes së operacionit në prill të këtij viti deri sot më 4 tetor janë asgjësuar në total 75 903 bimë kanabis, ndërsa janë arrestuar 9 autorë të dyshuar të kultivimit të tyre, si dhe u shpallën në kërkim 11 të tjerë.
Në këtë aksion kanë marrë pjesë forca të shumta policie, të cilët krahas kontrolleve në terren kanë përdorur edhe mjete teknologjike dhe dronë për të survejuar dhe identifikuar hapësirat malore të mbjella me kanabis.
Prokuroria nga ana tjetër vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që kanë kultivuar bimët narkotike që janë asgjësuar në kuadër të këtij megaoperacioni./n.m. abcnews.al