Prej tre ditësh ndodhen në Durrës, një përfaqësi me 10 nxënës dhe 2 mësuesish, të një shkolle profesionale serbe.
Ata kanë ardhur për një vizitë 7-ditore në Durrës kryesisht ata janë në një program të financuar nga BE, që ka në synimin e tij, promovimin e paqes dhe mirëkuptimit ndërkulturor, nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave në vendet e Ballkanit.
Nga komunikimi që ka pasur gazetari i ABC News, Leonidha Musaj me dy prej këtyre nxënësve, ata janë shprehur shumë të kënaqur nga mirëpritja e bashkëmoshatarëve.
Ata janë shprehur se fillimisht janë nisur me shumë skepticizëm nga vendi i tyre drejt Shqipërisë pasi nuk kishin informacione të detajuara për mënyrën se si funksionon shkolla në vendin tonë.
Krahas programeve arsimore në shkollën “Beqir Çelaj”, ata kanë vizituar dhe do të vazhdojnë të vizitojnë disa prej institucioneve kryesore të vendit./abcnews.al