Hetimet për dosjen “nevër forget” ku pas dëshmisë së Artan Tafanit u zbardhën 6 vrasje dhe ngjarje të tjera kriminale të kryera nga grupi I Lart Haxhisë, pritet të drejtohen nga prokuroria e posaçme. Këtë të mërkurë u zhvillua një takim mes kryeprokurorit të Elbasanit Kreshnik Ajazi dhe prokurorve të spak për vazhdimin e hetimeve ndaj grupit të Laert Haxhiut.
Pritet që javën e ardhme prokuroria e elbasanit të shpallë mos kompetncë dhe dosjen ta delegojë në prokurorië e posaçmë. Mësohet se përveç vrasjeve dhe ngjarjeve të rënda kriminale Tafani ka rrëfyer edhe për ngjarje të tjera që lidhen me trafikun ndërkomhëtar të kokainës ku dyshohet se I përfshirë rezulton sërish Laert Haxhiu.
Ky dyshim i hetuesve vjen pasi 39-vjeçari, ka treguar se në platformën SKY janë zhvilluar komunikime e biseda lidhur me këto aktivitete të paligjshme. 31-vieçari Haxhiu aktualisht ndodhet në burg ne Gregi dhe akuzohet si pjesëmarres dhe organizator. Ndersa ne Shqipèri, ne pranga u vendosën 12 persona, ndersa 4 te tjere jane ende ne kerkim.
Sipas deshmise se Artan Tafanit, grupi i Laert Haxhiut kishte planifikuar te vriste edhe dy prokurore, te cilit u pajisen me mbrojtje te posaçme./abcnews.al