Nuk i kaloi as 24 orë në ambientet e paraburgimit në serbi, lirohet krimineli dhe terroristi Milan Radojiçiç. Referuar mediave vendase gjykata e lartë në Beograd ka refuzuar kërkesën e prokurorisë, e cila kërkonte paraburgim për radojicic për shkak të rrezikut të arratisjes.
Gjyqtari i çështjes i ka caktuar arrest shtëpie ndërsa i ka ndaluar të kalojë në territorin e kosovës.
“Radojicic i është caktuar masa e ndalimit për t’u larguar nga vendbanimi, e cila i ka ndaluar të largohet nga territori i Republikës së Serbisë pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës, dhe është urdhëruar që çdo datë 1 dhe 15 të muajit të paraqitet në stacionin policor”
Po ashtu, nga kjo gjykatë kanë njoftuar se terroristit Radojiçiç, i është konfiskuar pasaporta, ndërsa i pandehuri është paralajmëruar se mund t’i shqiptohet paraburgimi nëse i shkel ndalesat dhe detyrimet.
Ditë më parë, radojicic pranoi përmes avokatit e toj që kishte organizuar sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku.
Përmes një letre të lexuar nga avokati i tij, Radoiçiç njoftoi se ai kishte bërë të gjitha përgatitjet logjistike, duke theksuar se Qeveria e Serbisë nuk ishte e informuar mbi organizimin e tij.
Ai madje e kishte cilësuar vrasjen e policit si aksidentale, pas së cilës ka nisur një përleshje e ashpër nga të dyja palët./abcnews.al