Bilanci i të vdekurve në zjarrin e qendrës tregtare

schedule10:49 - 24 Dhjetor, 2017

schedule 10:49 - 24 Dhjetor, 2017

Të paktën 37 persona thuhet të kenë vdekur në një zjarr që përfshiu një qendër tregtare në Filipine.
Zjarrfikësit luftuan me orë të tëra për të fikur zjarrin që kishte nisur në katin e tretë të godinës e përhapur më pas dhe në katet e mësipërme duke lënë të bllokuar punonjësit e qendrës.
Sipas policisë së qytetit ku ndodhi ngjarja, shancet që të ketë të mbijetuar janë “zero”.
Menaxheri i qendrës tregtare tha se zjarri nisi në departamentin e mobiljeve dhe paisjeve shtëpiake.
Po hetohen shkaqet e zjarrit, i cili nisi që të shtunën në mëngjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!