Horoskopi/ Çfarë do të ndodh në 4, 8, 9 tetor? Dy ditët më të mira për të marrë vendime…

schedule12:05 - 3 Tetor, 2023

schedule 12:05 - 3 Tetor, 2023

Këtë të martë në  studion e “ABC-së së Mëngjesit” ka qenë i ftuar astrologu i njohur, Jorgo Pulla.

Në lidhje me parashikimin e yjeve për muajin  tetor, Pulla tha se e përgjithshmja në këtë muaj është se do të kemi mundësira.

Astrologu specifikoi datat 3,4,8,9, si dite më të mira për të marrë vendime shumë të rëndësishme.

Ai gjithashtu tha se muaji tetor është edhe muaji i skandaleve.

E përgjithshmja e muajit tetor, kemi diellin në peshore, kemi mundësira, pra nëse jemi me këmbë në tokë, asgjë nuk ndodh, por duhet të jemi edhe të kujdesshëm njëkohësisht.

Po të marrim datën sot, datat fikse, 3,4,8,9, janë ditë shumë të mira për marrjen e vendimeve  të rëndësishme.

Ka një ndikim shumë të madhe në këtë periudhë dhe kemi dhe eklipset. Kemi eklipsin diellor me datën 14, që do të thotë, mënyrat që gjërat vijnë, duhet të jenë të kujdesshëm.

Kur kemi eklipse, diellor ose hënor, ja jep mundësinë që të rregullojmë gjëra të së shkuarës. Mundësi shumë e mirë në ndryshimin që bëhet. Për shembull dikush të ka hequr me të padrejtë nga puna, vjen vetë momenti i plotësimit të së drejtës, të thërret vetë ai tjetri, ajde se nuk dua ta bësh të madhe.

Tetori është muaji i skandaleve. Problematika më e madhe që do të ndikohet është 14 dhe 28. Janë ndikime shumë të forta, që ndikojnë në jetë e përditshme.

Por nëse këta njerëz kanë probleme, duhet të trokasin, nëse trokasin do ta zgjidhin” tha ai./abcnews.al