Shkrimtari i njohur Primo Shllaku, zbuloi të pathënat e tij në ‘Pas mesnatë’ në ABC News. Shllaku risolli në vemendje fjalimin e tij të parë, në botimin e parë të krijimtarisë së tij ndërsa e konsideron veten një njeri pa rini botuese.
“Poezitë e mia janë pothuajse të gjitha bija të pasmesnate, kurse proza shkruhet edhe ditën sepse ka emocione më të ndërthura me racionalitetin, edhe duhet të jesh esull. Kurse Lulet e natës dhe poezitë e mia, janë poezi të meditimin edhe të thellësisë që nuk e duan dritën, drita i prish punë. Një pjesë e madhe të shkrimeve të mia kanë kaluar nëpër periudhën e diktaturës edhe sa të tjerët harxhonin energji për t’i botuar. Unë harxhoja energji për t’i fshehur,” tha ai ndërsa shton se e vështirë ka qenë edhe ideja që të tjerët po botojnë.
E vështirë edhe ideja që të tjerët po botojnë, pavarësisht se cfarë po botojnë, por kur botova librin e parë, kam thënë ‘unë jam një njeri pa rini botuese’. Krijimin e kam bërë natën në heshtje, ishte më e dhimbshme ideja me e nda, por gjithësesi frika me e nda dhe dëshira për ta mbajtur gjallë deri sa ti vijë koha krijon një tension të madh psiqik që mbaron vetëm me botime. Ditën e botimit të parë unë kam lindur për së dyti dhe kam filluar viti zero për mua”, tregon Shllaku.
“Edhe fjalët shkojnë në ferr”, është një tjetër botim që mban autorësinë e tij, për të cilin thotë se e mohon ndikimin Dantesk, pasi në asnjërën prej 9 rrathëve të ferrit nuk ka një rreth për autorët e realizmit socialist.
“ Nuk ka dramë më të madhe për njeriun se me humb veprën, dhe autoët e realizmit socialist, kanë humb o totalisht veprën, o pjesërisht veprën ose e kanë mohuar veprën e tyre. Po flas për jashtë Shqipërisë, se shqiptarët janë të pagabueshëm, po në Rusi Gorki ka qenë shumë I lodhur shpitërisht që kishte shkruar një vepër me tematikë të imponuar” tha ndër të tjera ai./abcnews.al