VIDEO/ Mbyllet në “paqe” përballje në “Elbasan Arena”, Dinamo e Vllaznia sigurojnë nga 1 pikë

schedule19:56 - 2 Tetor, 2023

schedule 19:56 - 2 Tetor, 2023

Nuk ka shkuar më shumë se barazimi, sfida e mbrëmjes të kësaj të hëne, mes “bluve” të Dinamo City dhe “kuqebluve” të Vllaznisë, teksa në “Elbasan Arena” gjithçka u mbyll me rezultatin, 1 me 1 në përballjen e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë Superiore.

Të dy golat erdhën në pjesën e dytë të sfidës, teksa fillimisht “bomberi” shkodran, Bekim Balaj dërgoi në rrjetë një penallti të akorduar në minutën e 51’-të nga arbitri, mirëpo në minutën e 84’-rt, Patrik Bardhi dërgon në rrjetë topin për të “vulosur” rezultatin, 1 me 1.

Me këtë rezultat, Vllaznia ngjitet në 4-t të renditjes, me “kuqeblutë” që shkojnë në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Dinamo ngjitet në vendin e 8 me 7 pikë. Në përballjet e radhës shkodranët do të përballen me “bardheblutë” e Tiranës, ndërsa Dinamo do të përballet me “rrogozhinasit” e Egnatias. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Bekim Balaj, 0-1:

Goli i Patrik Bardhit, 1-1: