Presidenti i Meksikës kritikon SHBA: Shpenzime ‘joracionale’ për Ukrainën

schedule20:13 - 2 Tetor, 2023

schedule 20:13 - 2 Tetor, 2023

“Shpenzimet ushtarake të SHBA-së për Ukrainën janë irracionale”.

Kështu është shprehur presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, teksa i kërkoi Uashingtonit të kushtojë më shumë burime për të ndihmuar vendet e Amerikës Latine, shkruan Sky News.

Presidenti i ka kërkuar prej kohësh SHBA-ve që të ndajnë më shumë fonde për të ndihmuar zhvillimin ekonomik në Amerikën Qendrore dhe Karaibe, në mënyrë që të lehtësojë ardhjen e emigrantëve.

“Unë po shikoja se si tani ata nuk po autorizojnë ndihmën për luftën në Ukrainë,” tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!