Ministri serb i Mbrojtjes: Nëse presidenti Vuçiç jep urdhrin, ushtria e Serbisë futet në Kosovë

schedule16:17 - 2 Tetor, 2023

schedule 16:17 - 2 Tetor, 2023

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç deklaroi se nëse presidenti serb, Aleksandër Vuçiç jep urdhrin si Komandat i Përgjithshëm për futjen e ushtrisë në Kosovë, atëherë diçka e tillë do të kryhet.

Në një konferencë të përbashkët në Beograd me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Milan Mojsiloviç , Vuçeviç nënvizoi se Serbia do të njoftonte fillimisht KFOR-in për këtë veprim, shkruan Euronews Serbia.

“Dua ta përsëris qartë dhe saktë: “Nëse Forcat e Armatosura Serbe marrin një urdhër të tillë nga Presidenti i Serbisë si komandant i përgjithshëm, që njësitë e saj të hyjnë në territorin e Kosovës si pjesë e Republikës së Serbisë, Forcat e Armatosura të Serbisë do ta kryejnë një detyrë të tillë në mënyrë efikase, profesionale dhe me sukses, madje edhe atëherë do t’ia kishin njoftuar më parë njësittë e KFOR-it, gjegjësisht komandës së KFOR-it, nuk do të bënin asgjë pas shpine, duke respektuar absolutisht normat ndërkombëtare. Deri më sot, faleminderit Zotit, nuk na është dashur të marrim një vendim të tillë dhe Republika e Serbisë do të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar që një skenar i tillë të ndodhë në të ardhmen”, theksoi ministri serb.

Ndërkaq, gjenerali Milan Mojsiloviç i mohoi akuzat e autoriteteve të Kosovës se Serbia, përmes sulmit në Banjskë, ka synuar aneksimin e veriut të Kosovës./abcnews.al