Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës komentoi gjetjet e rankimit ndërkombëtar, që e rendiste UBT në vendin e 605, nga 688 universitete në total ku ndryshe nga homologu i tij i Universitetit të Tiranës, pranon gjetjet dhe tha se duhet bërë një analizë e thelluar mbi to dhe jo të kemi kontenstime për rezultatet.
Nuk është hera e 4 që universitetet shqiptare janë në këtë rankim prestigjoz, ku sipas pedagogut Ilir Alimehmeti Shqipëria i ka të nevojshme këto vlerësime të jashtme, për të kuptuar edhe më shumë ku çalon cilësia në Universitetin e Tiranës.
Universiteti i Tiranës pati një rënie në rankimin e fundit të World University Ranking me 200 vende.