Një gol i shënuar nga Dervishi katër minuta përpara fundit i dhuroi fitoren dhe kryesimin Devollit në grupin B të Kategorisë së Parë. Ekipi i Stavri Nicës mposhti Lushnjën dhe tani renditet në vend të parë me 10 pikë.
Miqtë u ndëshkuan me karton të kuq në fundin e pjesës së parë. Mone la Lushnjen me 10 lojtarë, por pjesa e dytë nisi mbarë për miqtë. Mikel Canka kaloi Lushnjen në avantazh në minutën e 66-të.
Devolli u hodh në sulm dhe arriti të barazonte rezultatin me anë të Da Mita. Juglindorët rritën ritmin dhe presionin dhe e gjetën golin e fitores. Dervishi shënoi në minutën e 86-të, duke i dhuruar një fitore të madhe dhe kreun e renditjes ekipit të ardhur nga Kategoria e Dytë. /abcnews.al
Devolli – Lushnja 2-1
(Da Mita 79’, Dervishi 86’ / Canka 66’)