Të paktën shtatë persona humbën jetën në një zjarr që shpërtheu në një klub nate në Murcia në Spanjën juglindore, tha kryebashkiaku i qytetit, duke shtuar se ekipet e shpëtimit ishin ende në kërkim të personave të zhdukur pas zjarrit.
Zjarri shpërtheu në orët e para të ditës së sotme në klubin e natës Teatre në Atalayas, në periferi të qytetit.
Pamjet e postuara në llogarinë e X nga departamenti i zjarrfikësve të Murcias tregojnë zjarrfikësit që punojnë për të vënë nën kontroll flakët brenda klubit të natës. Sipas pamjeve, zjarri shkatërroi një pjesë të çatisë.
Nightclub Fire Kills At Least Six People in Spain’s Murcia in Early Hours of Sunday-RT pic.twitter.com/PPU9nYdIyP
— Jack Straw (@JackStr42679640) October 1, 2023
“Numri i vdekjeve brenda klubit të natës në Atalayas është rritur në shtatë,” shkroi kryebashkiaku i Murcias Jose Bagesta në X.
“Ne jemi të shkatërruar,” i tha ai rrjetit televiziv spanjoll 24h, duke shtuar se shpëtimtarët ende po kërkonin disa njerëz që u raportuan të zhdukur.
Ndërkohë, shërbimet e emergjencës po punojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrit./abcnews.al